Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Sipas njoftimit temperaturat minimale do të jenë nga 13-15 gradë celsius, teksa ato maksimale do të lëvizim ndërmjet 26-28 gradë celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes!”, thuhet në njoftim.