Nga pikëpamja hormonale, kur burrat shikojnë ndeshjen e ekipit të preferuar është e barabartë, për shumicën e tyre, me praktikimin e një aktiviteti seksual intensiv dhe të zgjatur.
Në fakt, janë saktësisht të njëjtat hormone, testosteroni dhe kortizoli (hormoni i stresit), që çlirohen duke qarkulluar në trup, me një intensitet që rritet së bashku me atë të ndeshjes.
Studimi i kryer tregon se 73% e burrave preferojnë futbollin ndaj seksit. Besohet gjithashtu se gratë janë gati të tradhtojnë më shumë kur partneri i tyre është i përqendruar në një ndeshje futbolli.
Sidoqoftë, pas studimeve, doli një fakt që nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi të vërtetat që shumica e grave i dinin me kohë: “Burrat preferojnë futbollin para seksit”.
Të jesh grua dhe të futesh “në garë” me ndeshjet e Euro2020 dhe fazat e eliminimit është totalisht një luftë e humbur. Është e dhimbshme por e vërteta dhëmb.