Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka mbajtur sot një takim me gratë e një prej lagjeve të kësaj komune, ku është diskutuar për sfidat dhe nevojat që i prekin drejtpërdrejt ato.

Në këtë bashkëbisedim, Osmani ka theksuar rëndësinë e ofrimit të më shumë mundësive dhe mbështetjes konkrete për gratë, duke përmendur punësimin, përkrahjen ekonomike dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje.

“Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam,” është shprehur Osmani, duke theksuar se në programin e tij politik synimi është i qartë: të drejta të barabarta dhe më shumë hapësirë për gratë në jetën publike.

Ai ka shtuar se kjo përbën një nga prioritetet e tij në kuadër të fushatës, duke premtuar se gratë do të jenë pjesë e rëndësishme e vendimeve dhe ndryshimeve që do të sjellë qeverisja e ardhshme komunale.

 

Related Posts