Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, është pritur me ngrohtësi dhe respekt nga familja Sylejmani në Vragoli, në vazhdën e takimeve me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë e sinqertë dhe përkrahje e hapur për kandidatin e LDK-së, i cili u shpreh mirënjohës për mbështetjen që po merr çdo ditë nga qytetarët e komunës.
“Faleminderit për mikpritjen dhe besimin. Përkrahja juaj është dëshmi se qytetarët e Fushë Kosovës e dinë drejtimin që duan. Me këtë përkushtim, fitorja më 12 tetor është e pashmangshme,” tha Osmani gjatë takimit.
Ai shtoi se fushata e tij po mbështetet në vlera të qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e komunës.
Familja Sylejmani u shpreh krenare që po përkrah një vizion të ri për Fushë Kosovën, ndërsa takimi përfundoi me mesazhe bashkimi dhe optimizmi për ditët në vijim të fushatës.
Fushata e Besnik Osmanit po merr përkrahje të gjerë në çdo cep të komunës, nën moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”.



























