Deputetja dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi e ka marrë me sportivitet një koment racist që i ka bërë një kosovar dje në Facebook.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi iu është gëzuar dje fitores së Italisë në finalen e Euro 2020-të.
Para penalltive, që e nxorën fituese Italinë, Matoshi ka shkruar në Facebook se ajo mendon që Italia do të jetë fituesja e Euro 2020-të.null
“Unë mendoj qe Italia ka me fitu”, ka shkruar ajo.
E pikërisht në këtë shkrim të sajin, të njëjtës iu është bërë një koment racist, por, që Matoshi e ka marrë siç duket me sportivitet.
Një komentues i ka shkruar të njëjtës se arsyeja e humbjes së Anglisë është sepse “i fejuari i Matoshit e ka humbur penalltinë”.
Megjithatë, deputetja e aktorja kosovare ia ka kthyer të njëjtit, “Normal se e dinë që unë me Italinë jom”.