Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava, ka propozuar një projekt të rëndësishëm për qytetin ndërtimin e ngrohtores së qytetit me sistem kogjenerimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Tërnava ka theksuar se ky projekt vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta të qytetarëve, të cilët përballen me fatura të larta mujore për ngrohje, ndërsa shpesh nuk sigurojnë ngrohtësi të mjaftueshme për familjet e tyre.

“Familjet tona po shpenzojnë shumë  e përsëri nuk kanë ngrohtësi të mjaftueshme. Prandaj, unë po propozoj ndërtimin e ngrohtores së qytetit me kogjenerim. Kjo do të thotë ngrohje më e lirë, më e pastër dhe më e sigurt për çdo lagje e familje”, ka deklaruar Tërnava.

Sipas tij, projekti nuk është vetëm një ide personale, por një kërkesë reale e qytetarëve dhe një nevojë e përditshme për secilin banor të Fushë Kosovës./Rilindjashqiptare.

 

Related Posts