Rreth këtij takimi, ministrja austriake ka shkruar gjatë ditës së sotme edhe në rrjetet sociale.
“Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, tha ajo në një postim ën X, transmeton Klankosova.tv.
Një ditë më parë, edhe presidentja Osmani, dha detaje për takimin që pati me ministren austriake ku pjesë e takimit ishte edhe sekretarja e shtetit slloven për Çështje Evropiane, Neva Grashiq
Mes tjerash, Osmani kërkoi përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave kufizuese të BE-së.
Presidentja e Kosovës poashtu tha se shpreson se këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për të shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të BE-së, ashtu siç e kanë vepruar me disa shtete të rajonit më parë.
























