Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besnik Osmani, po vazhdon me ritëm të lartë takimet me qytetarë dhe biznese në kuadër të fushatës së tij.

Gjatë ditës së sotme, ai vizitoi disa biznese të njohura që operojnë në sektorin tregtar dhe atë prodhues, duke u njohur nga afër me sfidat dhe sukseset e tyre.

Osmani vlerësoi kontributin që këto biznese japin në punësim dhe zhvillim lokal, duke theksuar se programi i tij qeverisës përfshin masa konkrete për mbështetjen e sipërmarrjeve vendore.

“Bizneset janë zemra e zhvillimit të Fushë Kosovës. Ne do të punojmë bashkë për ta çuar komunën tonë përtej kufijve të mundësive aktuale,” tha ai.

Related Posts