Programit qeverisës të kandidatit për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, i është bashkuar edhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), me kryetarin e saj Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Majlind Sadriu.

Ky bashkëpunim u zyrtarizua gjatë një takimi të ngrohtë me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, ku palët u dakorduan për një agjendë të përbashkët zhvillimi që vendos në qendër përfshirjen e të gjithëve dhe zhvillimin e barabartë të çdo lagjeje e komuniteti.

Në veçanti, u theksua angazhimi për përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke u dhënë hapësirë të barabartë në proceset zhvillimore dhe vendimmarrëse të komunës.

“Fushë-Kosova është shtëpia e të gjithëve, dhe ne do të punojmë që secili qytetar ta ndjejë këtë në mënyrë të barabartë,” theksoi Besnik Osmani, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Lëvizjes për Bashkëveprim në këtë proces bashkëpunues.

Ky hap tregon se forcat progresive të qytetit po bashkohen rreth një vizioni të përbashkët për Fushë-Kosovën e së ardhmes — një qytet që ecën përtej dallimeve, me zhvillim gjithëpërfshirës dhe solidaritet të vërtetë qytetar.

 

Me energjinë dhe përkrahjen e pashembullt të qytetarëve, Besnik Osmani shprehu bindjen se fitorja më 12 tetor është e sigurt.

Fushë-Kosova PËRTEJ! 🚀

Related Posts