Ferizaj, 12 tetor – Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, thirrjet për mobilizim qytetar po bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, qytetarët po ftohen që të bashkohen dhe të rikthejnë besimin tek forca politike që, sipas tyre, përfaqëson dijen, përvojën dhe vizionin për zhvillimin e vendit.
Në një mesazh drejtuar ferizajasve, kandidatja per asamleiste Shkurte Krasniqi Neziri ka theksuar rëndësinë e çdo dite, çdo bisede dhe çdo bindjeje në këtë periudhë të fundit para zgjedhjeve, duke i inkurajuar qytetarët të mos presin momentin e fundit për të shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.
“Ky është momenti të bashkohemi dhe ta kthejmë elektoratin aty ku i takon – te partia e njerëzve me dije, përvojë dhe vizion, që punojnë me ndershmëri për të mirën e vendit,” – ka deklaruar ajo.
Mesazhi i LDK-së për Ferizajn mbart frymën e përkushtimit ndaj ndryshimit pozitiv dhe ndërtimit të një të ardhme më të mirë për qytetarët. Sipas përfaqësuesve të partisë, LDK është zgjedhja e atyre që duan politika të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunën dhe Kosovën.
“Të dalim të gjithë në votime dhe të bëjmë ndryshimin që vendi ynë e meriton! Voto me bindje, voto me zemër, voto për të ardhmen!” – përfundon thirrja drejtuar qytetarëve.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, qytetarët e Ferizajt ftohen të mbështesin kandidatët e LDK-së me numrat 113 dhe 30, Shkurte Krasniqi Nezirin, që sipas saj, përfaqëson një zë të fuqishëm për zhvillim, transparencë dhe bashkim qytetar.