Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka fituar pa balotazh, ka mbajtur një konferencë për media.

E sot gjatë ditës kryetari i PDK-së e ka akuzuar Lladrovcin për bashkpunim me Lëvizjen Vertëvendosje. Teksa foli për fitoren e tij dhe betejat të cilat nuk i ka humbur kurrë,  Lladrovci nuk la pa iu përgjigjur Krasniqit.

“Asnjë betejë në jeten time nuk e kam humbur. Nuk e di çka ka fol Memli Krasniqi, thanë që ka fol në konferencë. Por ia bëjë me dije dhe ia kam bërë me dije, se ka katër vjet që unë e kam ulë VV- në Drenas, sepse njerëzit e Vetëvendosjes që kanë besu ndryshe nga qeverisja e Memli  Krasniqit, në qeverisjen time më janë bashkuar prej kohësh”, tha ai.

Related Posts