Këngëtarja e njohur Anisa Veseli ka bërë një veprim që ka prekur zemrat e shumë fansave të saj.
Sipas një postimi që ajo publikoi së fundi në rrjete sociale, ajo i ka bërë babait të saj një dhuratë shumë të veçantë, një udhëtim për të kryer Umren, vizitë e shenjtë në Mekë.
Në mesazhin që Anisa ka treguar publikisht, babai i saj shpreh falënderim për vajzën:
“Mke befasu mke shti me kajt. Te dish. U kan diqka shum e madhe per mu veq qe me thirre edhe ishalla more zot ta jep zoti te maren e ecën rrugës tina”.
Ky moment na kujton se edhe artistët, përtej skenës dhe famës, janë njerëz që ruajnë lidhje të forta familjare dhe shprehin publikisht falënderimin e mirënjohjen për prindërit.