Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj janë përfshirë në një aksident trafiku të premten në mbrëmje, rreth orës 18:17, derisa ishin në krye të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të KQZ-së, katër nga pesë zyrtarët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Institucioni i ka rekomanduar mediave dhe qytetarëve që për detaje të mëtejshme të kontaktojnë autoritetet shëndetësore përkatëse.

“Ata ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja ka shprehur shqetësim të thellë për ngjarjen dhe ka përcjellë lutjet për shërim të shpejtë për të lënduarit, duke ofruar mbështetje për anëtarët e KKZ-së dhe familjet e tyre.

Related Posts