Në një intervistë me Fox News të transmetuar të dielën, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë trupa në San Francisco, për të forcuar prezencën e ushtrisë amerikane në qytete të kontrolluara nga demokratët.

“Pastaj do të shkojmë në San Francisko,” u shpreh ai për Fox News. “‘Dallimi është se mendoj se ata na duan në San Francisko. San Francisko ishte vërtet një nga qytetet e mëdha të botës. Dhe pastaj 15 vjet më parë, shkoi keq.’ … ‘Do të shkojmë në San Francisko dhe do ta bëjmë të shkëlqyer.’”

Këto komente vijnë pas vendosjes së National Guard dhe forcave të tjera federale në qytete si Los Angeles, Washington, D.C. dhe Memphis disa herë pa miratim nga udhëheqësit lokalë, raporton The Guardian.

Në përgjigje, udhëheqësit e San Francisco­s dhe të Kalifornisë  përfshirë guvernatorin Gavin Newsom e kanë kritikuar planin si një tentativë për përfshirje autoritare, duke theksuar se gjendja e kriminalitetit në qytet po përmirësohet.

Related Posts