Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në fund të vitit 2025 do të hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, ka shkruar ai.

























