Ka vdekur gjashtëvjeçarja nga Maliqi, e cila ishte e shtruar prej ditësh në spital pas zjarrit tragjik që kishte shpërthyer në banesën e familjes së saj, ku mbetën të vdekur nëna e saj, Merjeme Hazisllari, dhe vëllai, Luka.

Top Channel shkruan se zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, jashtë banesës janë gjetur dy fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.

Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.

Sipas Tch-së, vajza ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Related Posts