Kampionët aktualë të Gjermanisë, Bayern Mynih, po vazhdojnë me formën e tyre të jashtëzakonshme këtë sezon, dhe të fundit që e ndien këtë në lëkurën e tyre janë lojtarët e Borussia M’Gladbach, të cilët u mundën në shtëpi të tyre me rezultatin 3:0.
Me këtë fitore, bavarezët barazuan rekordin e Milanit për nisjen më të mirë në sezon në pesë ligat më të forta evropiane, duke regjistruar 13 fitore radhazi në të gjitha garat.
Në fillim të sezonit, rezultatet e Bayernit kanë qenë impresionuese: në Superkupën e Gjermanisë, fituan ndaj Shtutgartit 2:1; në Bundesliga mposhtën RB Leipzig 6:0; në Kupën e Gjermanisë triumfuan ndaj Wehenit 3:2; në Bundesliga fituan ndaj Augsburgut 3:2 dhe HSV-së 5:0; në Ligën e Kampionëve mundën Chelsean 3:1; në Bundesliga fituan ndaj Hoffenheimit 4:1 dhe Werder Bremen 4:0; në Ligën e Kampionëve mundën Pafos 5:1; në Bundesliga fituan ndaj Eintracht Frankfurt 3:0 dhe ndaj Borussia Dortmund 2:1; në Ligën e Kampionëve mundën Club Brugge 4:0 dhe më së fundi, ndaj Borussia Mönchengladbach 3:0.
Skuadra e trajnerit Vincent Kompany mund të bëhet edhe mbajtëse e rekordit nëse arrin të mposhtë Kolnin në Kupën e Gjermanisë këtë të mërkurë.
Ndërkohë, në raundin tjetër të Bundesligës, më 1 nëntor, Bayern do të mirëpresë Bayer Leverkusenin në Allianz Arena.
Makina bavareze vazhdon të dominojë kampionatin gjerman, duke udhëhequr tabelën me 24 pikë të plota dhe një diferencë golash impresive prej 30:4, duke treguar se janë favoritët kryesorë për të mbrojtur titullin edhe këtë sezon.


























