Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, që do të hidhet në votim për pak, shkruan Reporteri.net.
Në emrat e propozuar ka befasi. Glauk Konjufca është prezantuar për Kryediplomat, Donika Gërvalla për Ministre të Drejtësisë, kryeparlamentari Dimal Basha për Ministër të Infrastrukturës, Fitore Pacolli për Ministre të Mjedisit.
Vitia, Murati, Maqedonci do të jenë në ministritë e njëjta.
Kabineti qeveritar:
Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Glauk Konjufca
Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu
Ministër i Shëndetësisë Arben Vitia
Ministër i Arsimit – Avni Zogiani
Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit – Blerim Gashani
Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha
Ministër i Tregtisë – Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenda Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Vejsha


























