Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, gjendet në terren për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për ta garantuar sigurinë e qytetarëve.

Totaj ka vendosur edhe numrat emergjent ku qytetarët e këtij qyteti mund të raportojnë për raste urgjente:

112 Qendra Operative Emergjente;

192 Policia;

193 Zjarrfikësit.

Related Posts