Pas paraqitjes së saj në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për raportin e ftohur me Xheneta Fetahun, Gresa Gashi është bërë sërish temë e diskutimeve në rrjet.

Ajo zbuloi se Xheneta e kishte hequr nga rrjetet sociale, çka duket se ka ndezur tensionet mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova.

Vetëm pak orë pas emisionit, Xheneta reagoi me tone të ashpra në Instagram, duke akuzuar Gresën për mashtrim dhe manipulim të publikut.

Sipas Prive, tensionet mes dy vajzave kanë nisur gjatë ditës së lamtumirës së vëllait të Gjestit, ku besohet se ka ndodhur edhe përplasja e parë mes tyre.

Kjo shkëmbim publik ka ndezur rrjetet sociale, me fansa të ndarë në dy kampe, disa në mbështetje të Gresës, e të tjerë që marrin anën e Xhenetës, ndërsa miqësia e dikurshme mes tyre duket se ka marrë fund përfundimisht.

Related Posts