Një ditë pas dështimit për t’u ribërë kryeministër, lideri i Vetëvendosjes, ka dalë në një konferencë për media.

Albin Kurti sapo deklaroi se

“Kuvendi nuk arriti të zgjedh qeveri të re, përkundër tentimeve te disahershme shteruese dhe gatishmërisë tonë të hapur e të sinqertë. . Përpjekjet për ndërtimin e një shumice nuk e dhanë rezultatin të cilin e synuam.   

Asnjëra nga partitë të cilave u kemi bërë ftesë, nuk ka pranuar të bëjë marrëveshje për bashkëqeverisje. I bëmë ftesë dy herë LDK-së, dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën.

LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse NISMA nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë.”

Ndryshe, më 26 tetor, Kurti nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për nisjen e një mandati të ri në pushtet, pasi mori 56 vota për.

Tashmë i takon presidentes së vendit, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë.

Related Posts