Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi të hënën në Kuvendin e Shqipërisë mbi punën e institucionit që ai drejton, duke paraqitur të dhëna të detajuara mbi hetimet, masat e sigurimit dhe vendimet penale të ekzekutuara.

Në përgjigje të pyetjes së njërit nga deputetët e PD-së lidhur me dosjen e aferës “Partizani” ku Sali Berishën vijon masën “detyrim paraqitje”, Dumani tha është ndërtuar me hetime serioze dhe prova të qenësishme, dhe se këtë e vërteton fakti se çështja është pranuar nga GJKKO për t’u gjykuar, shkruan Euronews.al.

“Ka kaluar edhe fazën e shqyrtimit të seancës paraprake. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar edhe akuzat dhe provat e grumbulluara nga SPAK dhe ka vendosur që çështjen ta çojë në gjykim në GJKKO. Gjithë këto pyetje dhe pretendime që ngre zoti Shtazimi i përkasin seancave gjyqësore që po zhvillohen në GJKKO”, tha Dumani.

Se përse Berishës nuk i hiqet masa e sigurisë detyrim paraqitje, Dumani tha se një vendim i tillë merret vetëm nga GJKKO.

“Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim gjykate dhe është gjykata që vendos shuarjen e masës së sigurimit”, tha Dumani.

 

Related Posts