Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në fshatin Velibreg të komunës së Zubin Potokut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 14:45 ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa në këtë fazë nuk janë dhënë më shumë detaje rreth rrethanave të ngjarjes.

























