Partia Socialiste ka rrëzuar me 79 vota kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Në seancën e mbajtur këtë të enjte, Peleshi ka marrë vetëm 10 vota për shkarkimin e tij, ndërkohë që deputetë  e opozitës që ndodheshin në Kuvend, duket se kanë zgjedhur që të mos votojnë duke kundërshtuar kalimin në votim për shkarkimin e tij, dhe duke kërkuar që të hidheshin në votim dy raportet.

“Pas raporteve votohej mosbesimi ndaj kryetarit, ajo bëri një votim kot fare sipas qejfit”, tha Berisha jashtë Kuvendit pas mbyllës së pjesë së parë të seancës.

Related Posts