Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj miratimit të buxhetit për vitin 2026 nga nga Qeveria në detyrë.

Sipas Bajramit, ‘uzurpimi’ i zyrave të Qeverisë nga Vetëvendosja dhe aprovimi i buxhetit është një veprim i papranueshëm dhe po dërgon shtetin drejt rrënimit.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit. Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, ka shkruar Bajrami.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles

Related Posts