Pentagoni ka miratuar furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, pasi ka përcaktuar se kjo nuk do të dëmtonte rezervat amerikane, duke ia lënë vendimin përfundimtar presidentit Donald Trump.

Ky veprim vjen në mes të tensioneve të larta globale bërthamore dhe debatit të vazhdueshëm brenda administratës se sa larg duhet të shkojë mbështetja e përpjekjeve të luftës së Ukrainës kundër Rusisë.

Shefat e Përbashkët të Shtabit ia dorëzuan vlerësimin e tyre Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij muaji, pak para takimit të Trumpit me Volodymyr Zelenskyn.

Bëhet e ditur se Zelensky vazhdimisht i ka kërkuar Uashingtonit ta furnizojë Ukrainën me armë për të goditur objektet e naftës dhe energjisë thellë brenda Rusisë.

Ndryshe, raketat Tomahawk janë armë me rreze të gjatë veprimi, të projektuara për të goditur objektiva strategjike në distanca të mëdha me precizion të lartë.

Secila raketë mund të transportojë një ngarkesë shpërthyese të fuqishme dhe është e aftë të godasë bazat ushtarake, depot e armëve, infrastruktura kritike energjetike dhe objektivat e komandës dhe kontrollit.

Furnizimi i Ukrainës me Tomahawk do t’i mundësojë forcave të saj të kryejë sulme të thella në territorin rus, pa ekspozuar trupat në front, duke rritur aftësinë për të ndërprerë linjat logjistike dhe të furnizimit të armikut.

Related Posts