Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Carralevë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:23, dhe të përfshira kanë qenë dy automjete, njëra me targa vendore e tjetra me të huaja.
“Viktima është trajtuar në Shtime. Për detaje shtesë do të njoftoheni së shpejti”, tha Veseli.























