Sonte janë zhvilluar nëntë ndeshjet e fundit të javës së katërt në Champions League.
Manchester City ka shënuar fitore bindëse 4-1 ndaj Borusia Dortmundit, Interi mposhti 1-0 Kairat Almatyn e Newcastle United fitoi me rezultat 2-0 ndaj Atletiko Bilbaos.
Befasuese ishte barazimi 2-2 i Chelseas në udhëtim ndaj Qarabag dhe barazimi 3-3 i Barcelonës ndaj Club Brugge, e po ashtu edhe humbja e Villareal ndaj skuadrës qipriote, Pafos, me rezultat 1-0.

Pas katër ndeshjeve, Bayern Munich, Arsenal dhe Inter, janë në krye të tabelës me nga 12 pikë, skuadrat e vetme që kanë arritur nga katër fitore.
Ndërkohë skuadrat të cilat ende nuk kanë pikë dhe ndodhen në pozitat e fundit janë: Benfica dhe Ajax.























