Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka zbuluar detaje të veçanta rreth propozimit të martesës që i ka bërë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.
Bukuroshja 31-vjeçare u fejuar me yllin portugez më herët gjatë këtij viti, pas tetë vjetësh lidhje. Ronaldo ka treguar se Georgina ka qenë shumë e relaksuar dhe nuk ka treguar asnjë stres gjatë fejesës.
“Gjëja që më ka pëlqyer më së shumti është se asaj nuk i interesonte aspak unaza. Më pyeti nëse e kisha përnjëmend dhe unë i thashë: ‘Unë dua të të kem ty dhe dua të martohem me ty.’ Nuk kam qarë, por u përlota,” ka rrëfyer Ronaldo në emisionin e gazetarit të njohur Piers Morgan.
Ish-ylli i Manchester Unitedit ka treguar gjithashtu se ka bërë shumë kërkime për të gjetur unazën perfekte.
“Më ka kërkuar t’i ofroj një unazë, pasi ëndërronte për një gur të veçantë. U mundova shumë dhe më në fund gjeta diçka që ajo do ta donte,” ka shtuar ai.
Ronaldo ka pranuar se nuk është romantik nga natyra, por ka ndier që momenti ishte i duhur.
“Ishte rreth orës 1 të mëngjesit. Vajzat e mia po flinin. Një nga shokët e mi ma dha unazën që do t’i ofroja Gios, ndërkohë që dy fëmijët e mi erdhën dhe më thanë: ‘Babi, ne do t’ia japim unazën mamit e ti do ta pyesësh për martesë’,” ka treguar ylli.
Ai ka shtuar se në atë moment kuptoi se ishte koha e duhur për të thënë “po”.
“Kishte ardhur koha. E dija që një ditë do ta bëja, por nuk e kisha planifikuar pikërisht atë moment,” ka shtuar ai.
Ronaldo dhe Rodriguez konfirmuan fejesën në muajin gusht, ku bukuroshja brune publikoi një fotografi në Instagram të unazës në dorën e saj mbi atë të Ronaldos, me mbishkrimin:
“Po dua. Në këtë e në të gjitha jetët e mia.”























