Eva Longoria mahniti me një paraqitje plot shkëlqim në Global Gift Gala, që u mbajt të shtunën në Paris.

Aktorja 50-vjeçare u shfaq me një fustan të gjatë deri në dysheme, të zbukuruar me perla dhe nuanca argjendi që reflektonin dritën në çdo hap.

Për të plotësuar pamjen, ajo kishte zgjedhur taka të larta me platformë dhe aksesorë me diamante, byzylykë dhe unaza që theksonin elegancën e saj klasike, shkruan DailyMail.

Me flokët e krehur në kaçurrela të buta dhe buzëkuq të kuq të ndezur, Eva i dha një prekje të vërtetë “glamour”-it të vjetër të Hollywood-it.

Në të njëjtin event morën pjesë edhe figura të tjera të njohura si Cindy Bruna, Monika Kowalska dhe Carla Ginola, të cilat shkëlqyen me fustanet e tyre elegante.

Related Posts