Një rast i dyshuar si vetëvrasje ka ndodhur para pak çastesh në komunën e Kaçanikut.

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se pasditen e sotme është pranuar një informatë për një person pa shenja jete në fshatin Soponicë të Kaçanikut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga Stacioni Policor në Kaçanik, së bashku me krim-teknikën rajonale dhe hetuesit rajonalë. Nga mjekët e QKMF-së në Kaçanik është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Po ashtu, është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ekipet e të cilit pritet të dalin në vendin e ngjarjes për ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Related Posts