Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 36 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 1.630 raste të reja.
Sipas të dhënave nga ministria, të vdekurit janë të moshave nga 20-29 vjet e deri mbi 80 vjeç.
Nga mosha 20-29 vjeçare ka vdekur një grua nga Gjakova, nga mosha 30-39 kanë vdekur dy gra (njëra nga Malisheva e tjetra nga Gjakova) dhe një burrë nga Istogu, nga mosha 40-49 ka vdekur një burrë nga Vushtrria, nga 50-59 kanë vdekur tre persona, dy gra nga Gjakova dhe një burrë nga Rahoveci.
Ndërsa, nga mosha 60-69 persona kanë vdekur 11 persona: Dy nga Prizreni dhe nga një nga: Gjakova, Fushë Kosova, Suhareka, Istogu, Vushtrria, Vitia, Rahoveci, Peja dhe Malisheva.
Sipas ministrisë, nga mosha 70-79 kanë vdekur 9 persona, nga të cilët, dy janë nga komuna e Prizrenit dhe dy nga komuna e Gjilanit, ndërsa nga një viktimë janë nga komunat: Podujevë, Gjakovë, Kamenicë, Prishtinë dhe Klinë.
Ndërkaq, nga mosha 80 e tutje, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona, dy nga komuna e Klinës dhe nga një nga komunat: Suharekë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.
Për të parë të dhëna më të detajuara rreth rasteve të reja dhe gjendjes me Covid-19 në vendin tonë.