Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që ia dhanë atij në këto zgjedhje.

Tahiri tha se do ta respektojë vullnetin e qytetarëve.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare. Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ai e uroi edhe kundërkandidatin e tij, Faton Pecin për fitoren.

“Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë. Faleminderit!”, theksoi ai.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Gjermania shpëton në minutat e fundit, mposht Bregun e Fildishtë
Horoskopi për 21 Qershor
Ngjarjet e datës 21 qershor

Related Posts