Xhafer Gashi ka reaguar pasi Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gashi falënderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen dhe tha se do të vazhdojë të punojë për misionin e përbashkët të partisë, duke theksuar unitet, dinjitet dhe përkushtim.

“Ju njoftoj se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit të Degës, duke shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin tim ndër vite. I falënderoj nga zemra secilin anëtar të Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar. Unë do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët”, shkroi Gashi.

 

Related Posts