Një person është lënduar nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç tha Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
























