Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kujdesur që t’i bëjnë urimet e ëmbla djalit të tyre.
Në orët e para të mesnatës, Xhensila ndau momente që nga lindja e deri sot duke e quajtur shpëtimtar, shkruan Indeksonline.
“Amen
Ti, bebe e bekuar, qe solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse që nuk dija të ishin të mundshme. Ti je engjëll që erdhe në botë, me sytë e qeshur që shuan çdo errësirë, dhe më bëre të kuptoj se dashuria është diçka më e fuqishme se çdo mundim.
Çdo hap i yti është një bekim për këtë botë, dhe kur të shoh, më duket sikur shoh nje pjesë të qiellit ketu, midis nesh. Jeta ime tani ka kuptim, sepse ti ke sjelle dritën e tij, pa u trembur nga errësira. Ti më dhe forcen qe nuk e dija se e kisha. Me ty, çdo vështirësi u bë më e lehtë dhe çdo errësirë mori drite. Ti me shpetove, Amen, më shpetove jetën, my savior, shpetimtari im. fale teje, ndjej se mund te pushtojme boten te tre se bashku.
Qëndro gjithmonë i mirë, ashtu siç erdhe, si një engjell- biri im, Duaje veten, duaje gjakun tënd, dhe duaje çdo kënd të botës, pavarësisht nëse ata e meritojnë apo jo.
Krishti qoftë gjithmone me ty, me duar të shtrira mbi ty, me forcën që të udhëheq dhe të mbron çdo dite. Ti je më shumë se çdo njeri që mund të njoh, je pjesë e diçkaje më të madhe, dhe e di që nuk je asnjëhere vetem.
Gëzuar ditëlindjen, engjelli im, shpirti imi ndritshëm. Je drita qe mbush jetën time, dhe falenderoj Zotin që ekziston, që je këtu, që je djali im. Të dua me një dashuri qe as fjala s mund ta përshkruajë, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje. Une gjithmonë do te jem ketu për ty, me zemën time te hapur dhe pa kushte. Mama Sila”.

Ndërsa Bes Kallaku, minuta më parë publikoi një video duke shkruar:
“ I vogli im, djali me superfuqi engjellore i ban 2 vjeç.
U rritsh me Zotin biri im. Ai do te ta plotesoje shpirtin dhe do te te forcoje eshtrat. Me gjithe dashurine e zemres sime them Amen!”.
Kujtojmë se dyshja, në janar të 2024-s i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe janë prindër të dy fëmijëve, Ajkes dhe Amenit.
























