Një sasi e konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara është bllokuar sot në pikën kufitare Merdarë, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti nga zyrtarët doganorë.

Dogana e Kosovës njofton se për këto produkte nuk është paraqitur asnjë dokumentacion përcjellës, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1 mijë e 600 euro.

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Produktet kozmetike të padeklaruara ndalohen në Merdarë

Sot, në pikën kufitare Merdarë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara, për të cilat pala nuk ka paraqitur dokumentacion përcjellës, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1,600 euro.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin për të parandaluar hyrjen e produkteve të pasigurta dhe të padeklaruara në treg, duke siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorit.

 

Related Posts