Që fëmijë sa herë jemi sëmurë prindërit tani kishin dietën e veçantë e cila ishte gjithmonë efikase.
Në këtë artikull ju paraqesim 7 ushqimet të cilët janë të afta të balancojnë gjendjen e trupit tonë duke na përmirësuar gjendjen.
Lëngje – shumë, nga të gjitha llojet
Ndoshta nuk i shijon të gjitha ushqimet si në ditët e tjera, por gjatë kohës që nuk e ndien veten mirë, duhet të pish shumë lëngje. Të gjitha llojet e lëngjeve natyrale, përfshirë çajrat dhe lëngjet e frutave janë një zgjidhje e mirë për të mbajtur stomakun në gjendje optimale. Lëngjet nga frutat e stinës si portokaj (sidomos portokall i kuq) apo molla kanë shumë kalori dhe të ndihmojnë për të mbajtur trupin në gjendje normale nëse nuk ke uri.
Por nëse ke rrufë, zgjidhja më e mirë është çaji me limon ose uthull molle.
Opsione të tjera: çaji jeshil rrit sistemin imunitar dhe nëse i shton edhe pak mjaltë, do ta ndiesh veten më mirë.
Proteina lehtësisht të tretshme
Janë po ashtu mjaft të rëndësishme, sidomos kur je e sëmurë. Proteinat të forcojnë sistemin imunitar. Stomaku mund të kërkojë shumë kohë për të tretur biftekun, por edhe ai kërkon energji për t’u gatuar, kështu që ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë kur e ndien veten ta pafuqishme. Zgjidhja në këto raste janë ushqimet e pasura me proteina lehtësisht të tretshme dhe që kërkojnë pak kohë për t’u përgatitur: veza, kosi i thjeshtë. Nuk kanë nevojë për shumë kohë gatimi.
Agrumet (portokaj, mandarina, qitro)
Edhe pse vitamina C nuk e shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, sërish rekomandohet që agrumet duhet t’i marrësh me shumicë gjatë periudhës që nuk ndihesh mirë. Lëkura e bardhë që përmbajnë këto fruta në brendësi ka efekt të jashtëzakonshëm në sistemin imunitar. Sa më shumë portokaj, limonë, mandarina, qitro etj.
Ushqimet e pasura me Glutathione
Glutathione është një antioksidant i fuqishëm që lufton infeksionet. Ku gjendet më shumë? Në të gjitha zarzavatet e kuqe dhe jeshile: si speca, brokoli, lakra jeshile etj.
























