Një projekt kinematografik i fuqishëm që rikthen kujtimin e masakrës së Reçakut dhe tërë luftës në Kosovë është në rrugë për t’u realizuar.
Filmi pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë legjendën e Hollivudit, Robert De Niro, duke i dhënë kësaj historie një zë global.
Këtë lajm emocionues e bëri të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, për gazetarin Blendi Fevziu, duke theksuar se ky film synon të tregojë vuajtjet dhe sakrificat e popullit kosovar, përfshirë historinë e babait të tij i cili u dogj i gjallë.
“Babanë e plagosën dhe e dogjën të gjallë. Filmi do të jetë edhe historia e tij, shumë aktorë do të marrin pjesë, besoj edhe Robert De Niro, të gjitha kontratat janë nënshkruar, dhe e ka pranuar me shumë kënaqësi”, tha Krasniqi.
Ai njoftoi se xhirimet do të fillojnë vitin që vjen pasi theksoi se oraret e aktorëve janë të ngjeshura.
























