Memli Krasniqi nuk e ka fshehur preferencën e tij për kryetarin e ri të PDK-së.
Pas dorëheqjes së tij, ai ka thënë se nuk e fsheh preference e tij për Bedri Hamzën.
Në konferencën për media, Krasniqi ka thënë se kryetari i PDK-së duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër.
“Unë jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Sepse po ashtu jam i bindur se është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Dhe natyrisht që nëse miku im Bedri Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së, ai e ka mbështetjen time të plotë. Sepse besoj në lidershipin e tij, dhe besoj se është figura e cila mund t`i prij PDK-së në fazën e ardhshme”, ka thënë ai, duke shtuar se gara për të parin e partisë tash është e hapur.
“Gara është e hapur, kushdo që i plotëson kriteret satutare ka të drejtë me garu, ka pasur gjithmonë. Dy herat që kam garuar unë nuk kam pasur kundërkandidat, nuk mund të them se a do të ketë tash. Nuk mund të them për askënd që do të garojë, por preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi, me kënaqësi e bej publike”, ka thënë Krasniqi.
























