Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Ariana Grande, përjetoi një skenë mjaft të pakëndshme në premierën e filmit të saj të ri “Wicked: For Good” në Singapor, kur një burrë iu afrua dhe e zvarriti.
Në disa video të xhiruara nga kënde të ndryshme, Grande shihet duke ecur në tapetin e verdhë me kolegët e saj të filmit kur një burrë me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra vrapon drejt saj, kthehet dhe e kap.
Burri, i cili kishte flokë të gjatë të zinj me nuanca bionde, përqafoi Granden dhe e tërhoqi drejt vetes ndërsa ajo përpiqej të shpëtonte.