Edhe dy persona të së njëjtës familje kanë humbur nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga coronavirusit.
Lajmi është dhënë nga mediat lokale në Malishevë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes.
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga coronavirusi.