Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka nisur që tani nga puna për merkaton e janarit dhe synimi i madh i klubit bardhezi është transferimi i tre emrave të njohur.

I pari në listë është mesfushori i Interit, Davide Frattesi, i cili nuk bën pjesë në planet e Chivus dhe Spalletti e sheh atë si një përforcim ideal për repartin e mesfushës.

Një tjetër emër brenda Serie A, i cili po ashtu po ndiqet me kujdes të madh nga bardhezinjtë është edhe mbrojtësi i Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit po ashtu mbaron në fund të këtij sezon. Turku mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon me verdhekuqtë.

Juventus synon afrimin e tij në janar për një shifër modeste prej rreth 3 milionë eurove.

Emri i tretë që po ndjek Juventus është mesfushori i Napolit, Stanislav Lobotka, i preferuari i Spallettit.

Lobotka ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe transferimi i tij është më i komplikuar, por Comolli është i bindur se mund ta transferojë polakun për një ofertë prej 20 milionë eurove.

Related Posts