Aktakuza për rezervat shtetërore, Avokati Musa: Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil në Kosovë

Në emisionin Euro në T7 po diskutohet për skandalin e rezervave shtetërore, me temen: Qeveria nën hijen e skandaleve korruptive. Të ftuar në studio janë Skender Musa – Avokat, Shkumbin Misini – Ekspert i ekonomisë dhe Xhevdet Smakiqi – Avokat.

Avokati Musa tha se skandale të tilla janë shqetësuese për faktin se janë figura të larta politike.

“Është shqetësuese tu e pas faktin që janë figura të larta politike, I kemi dy ministra, një me aktakuzë dhe një me dyshim që ka dëmtu buxheitn e shtetit”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se Prokuroria Speciale e Kosovës është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në Kosovë.

“Sa i përket cështjes së Speciales, mendoj që Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në Kosovë, nuk besoj që ja kanë huq dyshimeve të bazuara mirë”, tha mestjerash Musa.

Related Posts