Këto fletëvotime i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se të shtunën (15 nëntor 2025, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave”, deklaroi ai























