Ish-kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, i ka thurur lavde pasardhësit të tij, Granit Xhakës, i cili gjatë verës u transferua te skuadra angleze.

Sunderland ka publikuar një deklaratë të Canës, i cili tregon bisedën që kishte me Xhakën, para transferimit, shkruan IndeksOnline.

Ai ka deklauar se ka 30 vite që njihet personalisht me familjen e Granit, duke thënë se ai është një futbollist i mahnitshëm dhe një djalë bujar jashtë fushës.

Cana po ashtu edhe njëherë e ka bërë të ditur se ata vijnë nga Kosova derisa me punë kanë arritur suksese në karrierë.

“Kam më shumë se 30 vite që e njoh familjen e Granitit. Unë dhe Granit kemi të njëjtin sfond. Familjet tona janë nga Kosova. Ai është bujar në fushë, dhe ai është i njëjti djalë jashtë saj. Siç e shohin të gjithë ai është një lojtar i mahnitshëm. Para se ai të vinte në Sunderland, ne bëmë një bisedë. I thashë se te Sunderland do të gjente pasionin është një nga më të mirët që kishte përjetuar ndonjëherë.”, ka deklaruar Lorik Cana.

Related Posts