Modelja e njohur Loredana Brati ka reaguar pasi reperi kanadez Drake ka publikuar një fotografi në rrjetet e tij sociale ku shihen, një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare.
Loredana në formë shakaje ka thënë se reperi këtë veprim e ka bërë vetëm që ti bie në sy asaj.
”Ehaa vazhdon ky bën lojra për të terheq vëmendjen time”, ka shkruar ajo.
Ndërsa se çfarë e ka lidhur me shqiptarët reperin me famë botërore ka mbetur akoma enigmë.























