Hyrja e Benitës në Big Brother ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, por këtë herë jo vetëm për lojën e saj, por edhe për pamjen e kuruar deri në detaj. Vëmendja e publikut u përqendrua sidomos te buzëqeshja e saj e re, të cilën ajo e ka realizuar në bashkëpunim me Doctor Smile, brandin e njohur për trajtimet estetike dentare.

Pamjet e para të Benitës brenda shtëpisë u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit. Shumë prej tyre kanë vënë re ndryshimin e dukshëm në estetikën e saj, ndërsa buzëqeshja e rregulluar me Doctor Smile është komentuar si një nga transformimet më të suksesshme të personazheve të këtij sezoni.

Në rrjet qarkullojnë foto “para dhe pas”, ndërsa publiku ndan mendime të ndryshme: disa e komplimentojnë për elegancën dhe vetëbesimin që reflekton, ndërsa të tjerë diskutojnë ndikimin e estetikës te figurat e reality show-ve.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: Benita, me buzëqeshjen e re të Doctor Smile, ka arritur sërish të tërheqë vëmendjen dhe të bëhet një nga personazhet më të komentuar të momentit.

Related Posts