Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një shkresë urgjente Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke ngritur shqetësimin se mungesa e përgjigjeve nga Ministria e Financave po e çon kryeqytetin drejt bllokadës financiare.

Në një postim publik, Rama ka bërë të ditur se pavarësisht shumë kërkesave zyrtare të adresuara në Ministrinë e Financave, institucionet qendrore nuk kanë kthyer përgjigje, gjë që sipas tij, po rrezikon funksionimin e shërbimeve esenciale në Prishtinë.

“Kërkesat tona janë të qarta dhe të bazuara në ligj,” ka theksuar Rama, duke përmendur dy kërkesa kryesore:

Alokimi i plotë i të hyrave vetanake

Zbatimi i vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025.

Related Posts