Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët nga qeveria në detyrë.
Bajrami vlerëson se kjo është një gënjeshtër e madhe e Qeverisë Kurti teksa nëpërmjet një grafikoni ka paraqitur rritjen e cmimit të energjisë elektrike, njofton Dukagjini.
Tutje, ajo ka shkruar se derisa në vitin 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 euro në muaj për energji, sot e njëjta familje paguan 169.
Sipas saj, çmimi i energjisë elektrik është rritur për 300 për qind.
“Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike. Çfarë hipokrizie! Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. dmth. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”. Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MËh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, pretendimi i qeverisë për subvencionim të faturave është mashtrim.
























